Fillime të reja
Zgjatim i natyrës
Njësh me perspektivën e natyrës

Strukturë luksoze e materializim i dedikuar i ndërtimit, sharm i infrastukturës së jashtme dhe mundësi personalizimi brenda.
Në Diellon jetesa nuk kushton shtrenjtë, por vlerësohet shtrenjtë.

Ku Diellon jetesa ?

Diellon është më shumë se një ndërtim , është një shprehje e pasionit për të krijuar ambiente të mahnitshme. Me një fokus të vazhdueshëm në krijimin e vilave luksoze dhe projekteve të ndërtesave me tipologji të ndryshme apartamentesh, ne ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme për klientët tanë.
Privatesia dhe komforti janë thelbi i dizajnit tonë. Ambjentet tona me tipologji të ndryshme ofrojnë hapësira të përflakura me gjelbërim dhe ndricim diellor natyror, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për banorët tanë për të jetuar në stil dhe qetësi.

Mirë se vini në rezidencën e natyrës!

Kompleksi rezidencal Diellon ndodhet në Mjull-Bathore, 14 minuta nga qendra e Tiranës. Diellon koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private-familjare dhe asaj socail-komunitare.

Vetëm 2 min larg TEG

Tipologjitë e vilave

Vilat Elitare

Vilat Elitare janë një nga tipologjitë më luksoze në Diellon. Tipari i veçantë i vilës është privatësia e plotë me 3 dhoma gjumi, një dhomë gjumi master me pamje mbresëlënëse të komunitetit.

Lexo më shumë

Vilat Twin

Vilat Twin janë nga tipologjitë më të veçanta në Diellon. Një vilë me proporcione ideale për të pasur një privatësi të plotë, por e dizenjuar që të jeni afër atyre që doni gjithmonë.

Lexo më shumë

Vilat Row

Vilat Row në Diellon janë një tipologji e krijuar për ata që duan luksin, por edhe jetën urbane. Tipari i veçantë i vilës është lidhja me natyrën dhe njëkohësisht me komunitetin.

Lexo më shumë

Apartamente

Apartamentet e Tip. D karakterizohet nga dizajni arkitektonik minimal, ku ndarja koncize e hapësirës formon një seri vendbanimesh njëkohësisht luksoze dhe të thjeshta.

Lexo më shumë

Previous slide
Next slide

Koncepti i dizenjimit

Koncepti i dizenjimit vjen me një përqasje miqësore, duke respektuar formën e tokës, vegjetacionin dhe elementët e peisazhit. Zona ku zhvillohet projekti ka potencial të mjaftueshëm, me elementë të pasur natyrorë, sportivë dhe panoramik. Koncepti ka në fokus arritjen e kohezionit dhe integrimit social, duke vendosur në qendër të vëmendjes komfortin, privatësinë dhe qetësisë e të jetuarit në një ambient të shëndetshëm me jetë komunitare të pasur.

Dizenjimi ruan maksimalisht tiparet e zonës dhe i përgjigjet në mënyrë shumë delikate relievit. Projekti është konceptuar për dizajn diellor pasiv, ku volumi i ndërtesave dhe sistemeve përdoren për të kthyer energjinë e diellit në energji termike të dobishme për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave dhe krijimin e një mikroklime më tërheqëse dhe më të këndshme urbane.

Përjeto bashkëjetesën elitare!

Diellon mundëson që jeta brenda sistemit të tij të jetë e kompletuar.

I projektuar strategjikisht vetëm 2 minuta larg nga TEG dhe shumë pranë shkollave elitare. 

Një vend ku privatësia dhe bashkëjetesa shkojnë paralelisht. 

Pemët dhe peisazhi i rezidencës ndihmojnë në krijimin e kontrastit me materialet e ndërtimit prej betoni që dominojnë qytetin dhe kjo prodhon një sërë efektesh pozitive psikologjike dhe sociale. Aty Dajti është panorama e përbashkët e çdo dritareje.

Të qenurit pjesë e Diellon si rezident apo vizitues do ju mundësojë përjetimin e harmonisë emocionale ndërthurur me kujdesin arktitekturor.

Open chat
1
Pershendetje, kam nevoje per me shume informacion per sherbimet tuaja.