Mirë se vini në rezidencën e natyrës!

Kompleksi rezidencal Diellon ndodhet në Mjull-Bathore, 14 minuta nga qendra e Tiranës. Diellon koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private-familjare dhe asaj socail-komunitare.

Vetëm 2 min larg TEG

Koncepti i dizenjimit

Koncepti i dizenjimit vjen me një përqasje miqësore, duke respektuar formën e tokës, vegjetacionin dhe elementët e peisazhit. Zona ku zhvillohet projekti ka potencial të mjaftueshëm, me elementë të pasur natyrorë, sportivë dhe panoramik. Koncepti ka në fokus arritjen e kohezionit dhe integrimit social, duke vendosur në qendër të vëmendjes komfortin, privatësinë dhe qetësisë e të jetuarit në një ambient të shëndetshëm me jetë komunitare të pasur.

Dizenjimi ruan maksimalisht tiparet e zonës dhe i përgjigjet në mënyrë shumë delikate relievit. Projekti është konceptuar për dizajn diellor pasiv, ku volumi i ndërtesave dhe sistemeve përdoren për të kthyer energjinë e diellit në energji termike të dobishme për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave dhe krijimin e një mikroklime më tërheqëse dhe më të këndshme urbane.

blank

Përjeto bashkëjetesën elitare!

Diellon mundëson që jeta brenda sistemit të tij të jetë e kompletuar.

I projektuar strategjikisht vetëm 2 minuta larg nga TEG dhe shumë pranë shkollave elitare. Një vend ku privatësia dhe bashkëjetesa shkojnë paralelisht. Pemët dhe peisazhi i rezidencës ndihmojnë në krijimin e kontrastit me materialet e ndërtimit prej betoni që dominojnë qytetin dhe kjo prodhon një sërë efektesh pozitive psikologjike dhe sociale. Aty Dajti është panorama e përbashkët e çdo dritareje.

Të qenurit pjesë e Diellon si rezident apo vizitues do ju mundësojë përjetimin e harmonisë emocionale ndërthurur me kujdesin arktitekturor.

Open chat
1
Pershendetje, kam nevoje per me shume informacion per sherbimet tuaja.